
Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka.
Ish-ministri po hetohet në këtë masë për akuzat e "korrupsionit" dhe "shpërdorimit të detyrës", lidhur me inceneratorin e Elbasanit.
Këtë të premte, Koka ka dalë para gjykatës për një seancë ku SPAK informon mbi hetimet e kryera. Përmes avokatit ish-ministri ka pretenduar se nuk ka "shpërdoruar detyrën" dhe se kanë ndryshuar nevojat e masës së sigurimit, duke pretenduar zbutje të masës "arrest në burg", por gjykata ka vlerësuar të vijojë të njëjtën masë. (A2 Televizion)