Eurot false që u kapën në Rinas, arrestohet dhe bashkëpunëtorja e tretë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 11:24 | Kronikë
Eurot false që u kapën në Rinas, arrestohet dhe

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dhe bashkëpunëtoren e tretë, në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, ku një shtetas nga Kameruni u arrestua në aeroportin e Rinasit me 1.2 milionë euro të falsifikuar dhe lastrat për prodhimin e tyre.

Në pranga ka rënë shtetasja zvicerane Jeniffer Collet, e cila rezultoi se bashkëpunonte me kamerunasin Josue Ngakam dhe Zinedine Nikeh, i cili u arrestua një ditë më parë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Josoue Ngakam, u arrestua pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet tij u gjetën rreth 1 milion e 200 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos