Aksidentoi familjen, dëshmia e Sulejmanit: Po ecja me 40 km/h, s'mbajtën frenat

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 13:13 | Kronikë
Aksidentoi familjen, dëshmia e Sulejmanit: Po ecja me 40 km/h,

Pas arrestimit, Ajas Sulejmani, shoferi që aksidentoi një çift bashkëshortësh dhe foshnjen e tyre 3 muajsh, ka pretenduar se po ecte me 40 km/h dhe se nuk i kanë mbajtur frenat. Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës lënien e tij në burg për tre akuza penale, kërkesë që do të shqyrtohet paraditen e së mërkurës.

Sipas prokurorëve të Tiranës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë do të përballet me akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasoja të rënda, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pas dyshimeve se ka qenë nën efekt narkotikësh momentin e aksidentit, si edhe për “largim nga vendi i aksidentit”.

Burime pranë prokurorisë bënë me dije se në deklarimin e tij të parë pas arrestimit, Ajasi mohoi shpejtësinë e lartë dhe largimin nga aksidenti: “Në momentin e aksidentit kam qenë me shpejtësi rreth 40 km/h. Kur semafori u bë i kuq, unë i kam shkelur frenat, por nuk më ka funksionuar sistemi i frenimit. Në lidhje me largimin tim nga vendi i aksidentit, deklaroj se nuk kam pasur qëllim të iki. Unë u largova në drejtim të spitalit privat për vajzën e mitur që kisha në makinë, pasi ishte e traumatizuar nga aksidenti”.

Në aksidentin e së dielës mbetën të plagosur dy bashkëshortët e familjes Konomi dhe foshnja e tyre 3-muajshe, të cilët po kalonin rrugën në vijat e bardha. Pasi përplasi tre familjarët duke u futur me të kuqe në semafor, Ajas Suljemani u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vonë në një spital privat.    (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/08/video-e-aksidentit-ne-tirane-benz-g-class-perplas-familjen-ne-vijat-e-bardha/
https://a2news.com/2022/05/09/siguria-rrugore-ekspertet-te-hiqet-miti-i-kundervajtesve-te-forte-ne-rruge/

A2 CNN Livestream

Latest Videos