Ngjarje e rëndë në Valbonë, turistët bien në greminë, dyshohet për një të vdekur

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 13:06 | Kronikë
Ngjarje e rëndë në Valbonë, turistët bien në

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesditës së të martës në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

Disa turistë kanë humbur rrugën dhe më pas dyshohet se kanë rënë në një greminë. Nga të dhënat e para dyshohet se një prej turistëve ka humbur jetën.

Policia e Tropojës njoftoi se ka marrë njoftim nga kolegët e Shkodrës, që në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjermanë, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. “Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos