Disa persona janë shoqëruar gjatë një operacioni për sekuestrimin e kanabisit në Nikël të Krujës.
Policia ka sekuestruar dhe asgjësuar disa bimë narkotike që janë gjetur gjatë kontrolleve të policisë, jo vetëm në terren të hapur, por edhe në sera.
Të pranishëm në këtë aksion me vëzhgime në terren kanë qenë edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si dhe Tonin Vocaj e Gjovalin Loka.
Prodhimi dhe kultivimi i narkotikëve vijon të mbetet shqetësim për autoritetet shqiptare, pasi një pjesë e mirë e kultivuesve kanë filluar të aplikojnë rritjen e kanabisit në magazina apo ambiente të përshtatura duke iu shmangur kësisoj dhe fluturimeve të Guardia di Finanza, të cilat vijojnë të monitorojnë nga ajri. (A2 Televizion)