Aksion policor me snajper te Komuna e Parisit, mbahet sekret identiteti i të kërkuarit

Nga A2 CNN
4 Maj 2019, 15:26 | Kronikë
Aksion policor me snajper te Komuna e Parisit, mbahet sekret identiteti i

Agjentë të Forcave Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë mbajtur të rrethuar për më shumë se dy orë një nga zonat e Komunës së Parisit.

Zyrtarisht, dikasteri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nuk jep detaje nga operacioni, por pranohet se në një apartament është ushtruar një kontroll banese.

Nuk bëhet i ditur identiteti i personit ndaj të cilit është lëshuar një vendim kontrolli apo arresti, por pjesëmarrja e Forcave Speciale deri dhe snajper të instaluar mbi tarracat e pallateve, dëshmon për rrezikshmëri të lartë të individit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos