
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Ervis Martinaj, i akuzuar për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku u vra një person dhe u plagosën 2 të tjerë.
Gjyqtari Artan Gjermeni ka pranuar të lirojë Martinajn nga masa "arrest në burg" kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh.
Prokuroria ka qenë kundër lehtësimit të masës së sigurisë. Sipas prokurorëve Anisa Qilimi, Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo kërkesa e Martinajt ishte e pabazuar ne ligj dhe në provë, pasi nga hetimi nuk ekziston asnjë rrethanë që lehtëson pozitën e tij proceduriale.
Madje, sipas prokurorëve, nevojat e sigurimit për Martinajn janë rënduar. (A2 Televizion)