Tenton të grabisë banesën, policia e arreston brenda në dhomë

Nga A2 CNN
4 Maj 2019, 09:29 | Kronikë
Tenton të grabisë banesën, policia e arreston brenda në

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë, pasi është kapur në flagrancë teksa ishte futur për të grabitur një banesë.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet D.K. 23 vjeç, i cili vetëm një javë më parë kishte dalë nga burgu.

Autori ka tentuar t'i vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë, e cila arriti ta vërë në pranga brenda në banesë.

Në cilësinë e provës materiale, autorit i është sekuestruar një thikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos