Aktivizohet vullkani Merapi, mbyllet aeroporti

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 21:42 | Bota
Aktivizohet vullkani Merapi, mbyllet aeroporti

Vullkani më aktiv në Indonezi, i cili ndodhet në malin Merapi, është aktivizuar sërish, duke shpërndarë hi në qiell, deri në një lartësi prej 6000 metrash.

https://www.youtube.com/watch?v=0Fz1O_byL4s

Shpërthimi i vullkanit ka shkaktuar panik te banorët e zonës, qindra prej të cilëve kanë braktisur banesat.

Autoritetet në Indonezi vendosën të pezullojnë fluturimet në aeroportin e Solos për shkak të hirit vullkanik dhe iu kanë bërë thirrje banorëve të zonës të qëndrojnë në një rreze 3 km larg nga krateri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos