Aktivizohet vullkani në Indonezi, reja e hirit 7 km

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 14:08 | Bota

Riaktivizimi i vullkanit në malin Sinabung ka detyruar autoritetet në Indonezi të ngrenë alarmin te banorët e zonës për shkak të ndonjë shpërthimi të mundshëm.

Mali Sinabung shpërtheu për rreth 9 minuta ditën e diel duke shkaktuar një re vullkanike që arriti deri në 7 km në qiell. Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar, por autoritetet iu kërkojnë banorëve të zonës të jenë në gatishmëri për ndonjë evakuim të mundshëm.

Vullkani në malin Sinabung, i cili është 2460 m mbi nivelin e detit, është një nga më aktivët në Indonezi. Ai qëndroi inaktiv për qindra vjet para shpërthimit të fuqishëm në vitin 2010.

Indonezia numëron 130 vullkane aktivë, më shumë se çdo vend tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos