Makina del nga rruga në Këlcyrë, 4 të plagosur

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 09:59 | Kronikë
Makina del nga rruga në Këlcyrë, 4 të plagosur

Një aksident me pasojë 4 persona të plagosur ka ndodhur, mëngjesin e së enjtes, në fshatin Kumarak të Këlcyrës.

Policia bën të ditur se automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin B. H., banues në fshatin Shalës, Tepelenë, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët po transportohen në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos