
Një i ri është plagosur me thikë këtë të enjte në Kamëz. Policia bën të ditur se ka arritur të arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, një 17-vjeçar.
Policia bën të ditur se pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, 17-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)