Akuzohet për “falsifikim”, KPA shtyn seancën ndaj Luan Dacit

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 14:54 | Kronikë
Akuzohet për “falsifikim”, KPA shtyn seancën ndaj Luan

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të shtyjë për nesër seancën e procedimit disiplinor ndaj anëtarit të pezulluar të KPA-së, Luan Daci.

Seanca u shty me kërkesë të Dacit, i cili i kërkoi kolegëve të tij te KPA më shumë kohë për t'u përgatitur për qëndrimin e tij.

Daci është shpallur fajtor për akuzën e "falsifikimit të dokumenteve" nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme, vendim që u la i pandryshuar edhe nga Gjykata e Lartë.

Procedimi ndaj Dacit nisi pas kërkesës së ONM-së për shkarkimim e tij nga detyra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos