Hynë të maskuar dhe të armatosur në lokal pas një konflikti, shpallen në kërkim 3 autorët në Lezhë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 09:36 | Kronikë
Hynë të maskuar dhe të armatosur në lokal  pas një

Policia e Lezhës ka zbardhur dhe dokumentuar një ngjarje të ndodhur gati një muaj më parë në Zejmen, ku 3 persona të maskuar dhe të armatosur hynë në një lokal. Autorët e ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor janë Roan Brahimi, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikti të autorëve me kushëririn e pronarit të lokalit.

Të tre autorët, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë shtetit, janë me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Njoftimi i Policisë

Strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, në ambientet e të cilit kishin hyrë disa persona të armatosur, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

R. Rr., 28 vjeç, A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar). Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.

Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja” e mbetur në tentativë, "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja", e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos