
Një shtetas nga Durrësi është arrestuar nga Policia Kufitare e Morinës, teksa po tentonte të kalonte kufirin i armatosur.
Bëhet fjalë për 38-vjeçarin me inicialet K.N. i cili ndodhej në një automjet Benz bashkë me një person tjetër, edhe ai i arrestuar për moskallëzim.
Në kontrollin e kryer, të arrestuarit iu gjet një pistoletë, si dhe municion luftarak. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)