Akuzohet për fshehje të pasurisë, dosja e gjyqtarit të KPA kalon në gjykim

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 10:37 | Kronikë
Akuzohet për fshehje të pasurisë, dosja e gjyqtarit të KPA

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes ndaj gjyqtarit të KPA, Ardian Hajdari.

Anëtari i shkallës së dytë të vetingut do të gjykohet për akuzën e "fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë", ndërkohë që për akuzën e "falsifikimit të dokumenteve" është pushuar hetimi.

https://a2news.com/2022/01/27/ardian-hajdari-nen-hetim-nga-spak-per-falsifikim-dokumentash/

Hajdari u pezullua nga detyra pasi u mor i pandehur nga SPAK në shkurt të këtij viti. Ai është i dyti nga radhët e KPA, që përballet me drejtësinë, pas Luan Dacit, i cili u fajësua për "falsifikim të dokumenteve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos