Panik në Kavajë, rrezikuan të mbyteshin 4 të mitur

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 19:28 | Kronikë
Panik në Kavajë, rrezikuan të mbyteshin 4 të mitur

Katër të mitur kanë rrezikuar të mbyten duke u larë në det pasditen e së dielës në zonën e Vilë Bashtovës në Kavajë.

Të miturit të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç u shpëtuan nga pushuesit e tjerë dhe u dërguan menjëherë në spital.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes e cila fatmirësisht përfundoi pa humbje jete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos