Disa orë pas përurimit të aksit të rri rrugor Kardhiq – Delvinë, policia ka nisur kontrollet për të ndaluar shkelësit dhe rritur sigurinë në rrugë.
Efektivët e policisë së komisariatit të Sarandës kanë përdorur disa nga pajisjet më moderne, Poliscan-in, 2 makina inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla në lëvizje me mjete të paloguara, për kapjen e shkelësve të kodit rrugor.
Gjatë monitorimit në këtë aks të ri rrugor janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë vendosur 54 masa po për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.
Gjithashtu, janë vendosur 34 masa administrative për përdorim të celularit, në disa raste edhe për drejtues mjetesh që janë konstatuar duke filmuar rrugën, gjë që përbën rrezik potencial për tërheqjen e vëmendjes nga drejtimi i automjetit, që sjell si pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore.
Janë vendosur 13 masa për parakalime të gabuara dhe 21 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit. (A2 Televizion)