Përplasje e përgjakshme në Athinë mes bandave, 3 shqiptarë të vdekur

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 09:45 | Kronikë

Tre shtetas shqiptarë kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve kriminale të shtunën në Kato Patisia dhe Agios Anargyros.

Mediat greke raportojnë se në ngjarjen e përgjakshme janë përfshirë 7 persona, ndërsa në shkëmbim zjarri me policinë ka mbetur i vrarë edhe një tjetër person. Dy efektivë policie u plagosën dhe u dërguan në spital.

Gjithçka nisi nga një përplasje e armatosur mes dy grupeve në rrugën Kourtidou në Kato Patisia. Personat e përfshirë në ngjarje njiheshin si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos