Akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturës, lihet në burg polici

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2019, 15:44 | Kronikë
Akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturës, lihet në burg

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për Berhan Bajrakurtaj. Deri tani nuk ka asnjë denoncim ndaj tij nga e mitura e pretenduar apo familjarë të saj, por ekziston vetëm një video e tij private e cila ende nuk dihet si ka përfunduar në media.

Një fakt të tillë e ka pohuar edhe Bajrakurtaj gjatë seancës gjyqësore. Në përfundim të saj, trupa gjyqësore e kryesuar nga Gjykatësja Irida Kacerja, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 30-ditor deri në ekzaminim e plotë të provave.

Jashtë ambienteve të Gjykatës, familjarët janë shprehur se në media i afërmi i tyre është akuzuar pa të drejtë. Familjarët janë shprehur se kanë 3 ditë që nuk dalin nga shtëpia për shkak të kësaj situate, e cila sipas tyre nuk qëndron dhe gjithçka është e qëllimshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos