Vetëm 10 minuta, Broja debuton me gol tek Southampton

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 07:57 | Futboll
Vetëm 10 minuta, Broja debuton me gol tek Southampton

Edhe pse në Premier League nuk është ingranuar ende me skuadrën, Armando Broja ka gjetur hapësira në Kupën e Ligës dhe e shpërbleu më së miri besim e trajnerit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare debutoi në mënyrën më të mirë, duke shënuar dy gola në fitoren e  thellë 8-0 Southampton ndaj Newport.

Futbollisti kuqezi ishte ai që hapi serinë e golave duke shënuar të pari e më pas edhe golin e pestë.

Performanca e Brojës në Kupë është një sinjal shumë pozitiv për trajnerin e Southampton, por edhe për Edi Rejan që do të ketë dilema për sulmin e Shqipërisë në ndeshjet e shtatorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos