Kupa e Gjermanisë, 12 gola, Bayern Munich e “tepron” përballë Bremer

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 08:01 | Futboll
Kupa e Gjermanisë, 12 gola, Bayern Munich e “tepron”

Me fitoren në Superkupë, Bajerni i Mynihut ka ndezur motorë te duket se nuk po arrin t’i kontrollojë dot.

Bavarezët luajtën në 1/32 e Kupës së Gjermanisë përballë rivalëve modestë të Bremen dhe nuk menduan për asnjë çast të kurseheshin përpara portës.

Edhe pa Lewandowskin në sulm, kampionët gjermanë shënuan plot 12 gola në këtë përballje, me sulmuesin Choupo Moting që rrëmbeu skenën me 4 realizime, Musiala me 2, ndërsa Muller, Sarr, Toliso dhe Sane shënuan nga një gol.

Në këtë mënyrë, Bayern kalon në 1/16-at dhe përgatitet për sfidën e rradhës në Bundesligë kundër Hertha Berlin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos