Misteri i vogëlushes "Maddie", policia gjermane iu jep lajmin e keq prindërve

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 10:27 | Bota
Misteri i vogëlushes "Maddie", policia gjermane iu jep lajmin e

Prokurori gjerman Hans Christian Wolters iu ka dërguar një letër prindërve të Madeleine "Maddie" McCann duke iu bërë me dije se vajza e tyre, e zhdukur në Portugali në vitin 2007, ka vdekur.

“Kemi prova konkrete që i dyshuari jonë e ka vrarë Madeleine”, shkruan magjistrati, duke iu referuar 43 vjeçarit Christian Brueckner, aktualisht i dënuar për pedofili. Mes të tjerash prokurori ngushëllon prindërit e vogëlushes për këtë lajm të keq.

“Dhënia e më shumë detajeve në këtë kohë do të pengonte hetimet”, nënvizon Wolters në fund të letrës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos