
Mbyllja e fluturimeve ajrore për më shumë se tre muaj ka shkaktuar krizë financiare në shumë kompani në këtë sektor, mes tyre edhe Lufthansa.
E gjendur në një situatë të vështirë, kompania ka njoftuar se do detyrohet të bëjë shkurtime masive në personelin e saj prej 11 mijë të punësuarish.
Në rrezik janë 2600 asistentë fluturimesh, 1500 personel aeroportual dhe 600 pilotë. Pjesa më e madhe e tyre janë vetëm në shtetin gjerman.
Por drejtuesit bënë të ditur se do përpiqen të ulin sa më shumë numrin e të prekurve duke kërkuar edhe një mbështetje financiare të shtetit. (A2 Televizion)