Akuzohet se vrau kunatin me thikë, Prokuroria kërkon 30 vite burgim

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 11:43 | Aktualitet
Akuzohet se vrau kunatin me thikë, Prokuroria kërkon 30 vite burgim

Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për Klajdi Shundin, i akuzuar se ka vrarë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, ngjarje e ndodhur, më 1 janar të vitit 2021.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e Shundit me 30 vite burgim. Sipas akuzës, ai e vrau kunatin për shkaqe familjare. Shundi qëlloi për vdekje me thikë kunatin e tij, me të cilin po festonte ndërrimin e viteve. Pas arrestimit ai u la në burg nga gjykata, ndërsa u shpreh se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja.

Gjatë daljeve para Gjykatës, Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja, ndërsa ka treguar se me viktimën ka pasur marrëdhënie të mira. Vrasja ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të 1 janarit në rrugën “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ku 34-vjeçari, në gjendje të dehur, goditi me thikë në qafë kunatin e tij 42- vjeçar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos