Buka dhe nafta, "konkurrenca": Tregu i miellit ende në monitorim, hetime edhe te hidrokarburet

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 11:32 | Aktualitet
Buka dhe nafta, "konkurrenca": Tregu i miellit ende në monitorim,

Shtrenjtimi i bukës, me rreth 10 lekë si pasojë e rritjes së çmimit të miellit vitin e shkuar, ende nuk ka përgjegjës, dhe për gjetjen e shkakut duhet të pritet deri në shtator. Kështu deklaroi kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, në seancën dëgjimore në komisionin e Ekonomisë të thirrur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Gjatë diskutimeve në komision, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin edhe për rritjen e çmimit të karburanteve.

Kreu i “Konkurrencës”, njoftoi se prej një jave, tregu i hidrokarbureve ishte vendosur nën monitorim.

Autoriteti i Konkurrencës në vitin 2020, nisi hetimin e tregut dhe importit të miellit, por për shkak të ndryshimeve të çmimeve të grurit në tregjet ndërkombëtare nga kriza e pandemisë, u shty edhe për 1 vit afati i monitorimit më të thelluar të tregut. Për opozitën, rritja e menjëhershme e çmimit ishte e koordinuar nga 4 kompanitë importuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos