
“Messi është lojtari më i mirë në planet dhe ne jemi shumë të kënaqur që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë. Ne dhe tifozët do të jemi në gjendje të shijojmë mrekullitë e tij nga tani e në vazhdim. Një ditë historike për futbollin, Leo është një “magjistar””.
Kështu e ka prezantuar Al-Khelaifi Lionel Messi-n si lojtarin më të ri të PSG. “Kemi një ambicie të madhe në projektin tonë dhe tani kjo kulmon me ardhjen e lojtarit më të mirë në botë”, shtoi ai.
Në fund dhe një falënderim për Messi-n. “Ju falënderoj ju dhe familjen tuaj që na besuat”. (A2 Televizion)