Leo Messi ka mbërritur në stadiumin "Parc de Princes", ku ka pozuar për herë të parë me fanellën e Paris Saint Germain, pas zyrtarizimit që erdhi në orët e vona të ditës së martë.
Argjentinasi ka zbuluar edhe numrin që do të mbajë këtë sezon: 30, numrin me të cilin ka debutuar te Barcelona. Ky është një numër që nuk lejohet të mbahet nga lojtarët në Francë, pasi është i rezervuar vetëm për portierët, bashkë me numrat 1 dhe 16. Por, LFP ka bërë një përjashtim vetëm për Messin.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të ketë kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi deri në vitin 2024. Messi do të përfitojë rreth 35 milionë euro në sezon nga marrëveshja me klubin e sheikëve. (A2 Televizion)