Al Pacino feston sot 82-vjetorin e lindjes

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 07:33 | Showbiz
Al Pacino feston sot 82-vjetorin e lindjes

AL Pacino ishte fëmija i vetëm i dy emigrantëve italianë nga Siçilia, që u ndanë kur ai ishte foshnjë. Kaloi disa vite në varfëri ekstreme dhe depresion, ishte i pastrehë dhe konsumonte shumë alkool. Portreti i Pacino-s kapi syrin e Francis Ford Coppola, i cili ishte duke kërkuar aktorë për filmin e tij “The Godfather”.

Megjithëse ai kishte dëshiruar yje të tillë si Robert Redford dhe Jack Nicholson, Coppola përfundimisht zgjodhi Pacino-n, pak a shumë të panjohur, për të luajtur Michael Corleone.

I shfaqur në vitin 1972, “The Godfather” pati një sukses masiv dhe konsiderohet gjerësisht si ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Pas kësaj, karriera e tij pati vetëm ngritje. Ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” në Academy Award në vitin 1992 për rolin e tij në “Aromë Gruaje”, është nominuar 7 herë për disa role të tjera dhe ka fituar dy çmime të “Globit të Artë”.

Al Paçino nuk është martuar asnjëherë dhe ka 3 fëmijë. “Në disa raste jam penduar që nuk jam martuar, të paktën një herë!”, ka thënë ai në një intervistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos