
Shikuesit e Britain's Got Talent mbetën të mbërthyer në ekranet e tyre pasi një burrë gati u mbyt në shfaqjen e së shtunës, por shumë mendojnë se performanca ishte i rreme.
Programi hit i la fansat të traumatizuar pasi performuesi Andrew Basso doli në skenë për të kryer një akt të tmerrshëm. 36-vjeçari u përpoq të mahniste fansat duke u futur në një qeli uji, nga e cila duhet të shpëtonte duke hequr një kyç ndërsa ishte i lidhur me pranga me kokë poshtë.
Andrew u shpjegoi gjyqtarëve, Simon Cowell, Amanda Holden, Alesha Dixon dhe David Walliams se performanca ishte tepër e vështirë dhe se nëse nuk dilte për dy minuta nga kurthi i qelqtë atëherë mund të humbiste dhe jetën.
Publiku filloi të shqetësohej kur ora shënoi 2 minuta e 36 sekonda, teksa Andrew përpiqej të fuste çelësin në kyç për të shpëtuar. (A2 Televizion)