Dy zona në Paris janë evakuuar gjatë së martës, pasi ka pasur dyshime për bombë. Rreth orës 15:00, policia evakuoi zonën pranë Harkut të Triumfit, pasi gjeti një pako të dyshimtë.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje, edhe parku Paris Champ de Mars, rreth kullës Eiffel u evakuua, pas gjetjes së një qeseje të mbushur me municione, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëzit që vrapojnë të tmerruar në shkallët lëvizëse në metronë Charles-de-Gaulle Etoile.
Franca është në gatishmëri të lartë pas masakrimit me thikë të një mësuesi në fillim të tetorit. Ndërkohë, alarmet e rreme për bombë janë shtuar ndjeshëm, së fundmi në një stacion hekurudhor në Lion si dhe pranë kullës Eiffel rreth një muaj më parë. (A2 Televizion)