Doktori që u nxi nga koronavirusi shfaqet për herë të parë në publik që pas shërimit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 14:11 | Bota

Një doktor kinez, lëkura e të cilit u nxi për shkak të trajtimit nga koronavirusi, është shfaqur në publik për herë të parë që kur i është kthyer ngjyra normale.

42-vjeçari Yi Fan u prek nga Covid-19 në janar, kur po kujdesej për pacientët në një spital të Wuhanit. Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës u shkaktua nga një antibiotik që mori gjatë terapisë intensive.

Në një video të postuar nga “Hubei Today”, mjeku duket në formë shumë të mirë dhe në klip shihet duke falënderuar një doktor që e ndihmoi në luftën kundër koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos