
Pak javë më parë, Londra u vlerësua e qëndrueshme sa i përket situatës me pandeminë madje në stadiumet e saj u lejuan edhe një numër i kufizuar tifozësh.
Ditët e fundit të dhjetorit, jo vetëm që është bërë prapakthehu për këtë vendim, por Premier League tashmë rrezikon të pezullohet në muajin janar, gjithmonë për shkak të rritjes së infektimeve.
Kryeqyteti britanik është në emergjencë totale sa i përket pandemisë. Tamponët e fundit në kampionatin anglez të futbollit nxorën 18 persona pozitivë.
Një numër kaq i lartë nuk është shfaqur asnjëherë më parë. Everton-Manchester city, ndeshja e 28 dhjetorit nuk u zhvillua për këtë arsye e tanimë i njëjti rrezik shfaqet edhe për ndeshjen Tottenham-Fulham, pasi në skuadrën mike ka disa lojtarë të infektuar.
Sheffield United është një tjetër klub në elitën angleze që ka marrë përgjigje pozitivë nga testimet. “Daily Telegraph” tregon se disa presidentë janë mbledhur për të vlerësuar një bllokim të aktivitetit për 2, 3 apo më shumë javë si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Anglisë. (A2 Televizion)