
Rusia mund të jetë duke planifikuar një sulm me armë kimike ose biologjike në Ukrainë. Paralajmërimi vjen nga Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësja Jen Psaki tha se akuza e Moskës për laboratorë amerikanë të armëve biologjike dhe krijimin e armëve kimike në Ukrainë ishin absurd.
Ajo I cilësoi pretendimet e rreme si një ‘dredhi të qartë’ për të justifikuar sulme të mëtejshme të paramenduar dhe të paprovokuara. Përmes një postimi në Twitter, ambasada ruse shkruante se kishte zbuluar dokumente që tregonin se armë biologjike po prodhoheshin në laboratorët ukrainas me financimin amerikan. “Rusia ka bërë këto pretendime të rreme dhe që Kina duket se po e mbështet propagandën, duhet të jemi të ruhemi nga përdorimi I mundshëm I armëve kimike ose biologjike në Ukrainë, ose nga operacione të fabrikuar për të justifikuar përdorimin. Është një model i qartë”, tha ajo.
Edhe zyrtarë të tjerë perëndimorë ndanë shqetësime të ngjashme. Ata druhen se lufta mund të përshkallëzohet dhe se Rusia mund të përdorë armë jo konvencionale. Termi, me gjasë, i referohet armëve kimike, por mbulon edhe ato bërthamore apo biologjike. Një zyrtar I cituar nga BBC, thotë se shqetësimi mbështetet pjesërisht edhe tek ajo që ka ndodhur në vende të tjera në konflikt, ku Rusia ka qene e përfshirë, si për shembull Siria.
Më herët gjatë së mërkurës ministri i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, tha në një deklaratë se Moska kishte përdorur armë termobarike apo bomba me vakum. Londra paralajmëron gjithashtu se mercenarë me eksperiencë nga kompani private ushtarake në Rusi, po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
(A2 Televizion)