
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burg për krimin e mashtrimit.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë në Durrës bënë të mundur kapjen e 53-vjeçarit Arben Kupi, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për këtë shtetas e cila e ka dënuar, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim”.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. (A2 Televizion)