
Albian Ajeti nuk do të jetë më pjesë e Bazelit për sezonin e ardhshëm futbollistik. Sulmuesi me origjinë shqiptare që luan për ekipin e Zvicrës ka nënshkruar një kontratë me ekipin e njohur britanik të West Ham.
Ajeti, i cili shënoi 15 gola në 35 ndeshje gjatë sezonit të shkuar nënshkroi me West Ham një kontratë 4-vjeçare.
“Nuk mendova dy herë për t’u transferuar në këtë klub të madh”, deklaroi Ajeti pas nënshkrimit të kontratës. (A2 Televizion)