
Menjëherë pas kthimit nga Nju-Jorku, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë për në Kosovë ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë, zbulohen detaje nga takimi, ku mësohet se Rama do të pritet në Kosovë me ceremoni shtetërore në Sheshin "Skënderbeu", rreth orës 08:50, ndërsa pas takimit, dy kryeministrat shqiptarë do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 10:20.
Vizita e Ramës në Prishtinë vjen, kur situata mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar dhe të dyja palët kanë vendosur forca ushtarake në kufi, teksa ditën e sotme, Ministria e Jashtme e vendit tonë i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë trupat e armatosura që të mos nxitet dhunë dhe trazira në veri të Kosovës.
Që prej 18 shtatorit kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork, ku po merr pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (A2 Televizion)