Ka nisur mëngjesin e së dielës prishja e godinave të kompleksit të Teatrit Kombëtar.
Fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur rrafshimin e të dyja godinave, atë të Teatrit Eksperimental dhe Kombëtar.

Mësohet se disa prej artistëve dhe politikanëve që po qëndronin pranë godinës janë shoqëruar në polici, mes tyre edhe kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u lirua disa orë më pas.
Pas shembjes, qytetarë, artistë dhe ish-deputetë janë konfrontuar me policinë.
Ata kanë kërkuar që të çajnë kordonin policor dhe gjatë momenteve të tensionit është shoqëruar në polici edhe Silva Caka, ish-deputete e LSI-së. (A2 Televizion)