Dy akt-ekspertiza të ndryshme, shembja e pallatit në Durrës, banorët protestojnë

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 16:50 | Aktualitet
Dy akt-ekspertiza të ndryshme, shembja e pallatit në Durrës,

Ky pallat 6-katësh në lagjen nr. 7 në Durrës do të jetë e para godinë banimi që do të shembet brenda në qytet.

Për të janë dhënë 2 akt-ekspertiza me konkluzione të ndryshme. I pari e shpallte të riparueshëm, madje disa prej banorëve të katit të parë dhe dytë kanë marrë paratë për restaurim. Ndërsa i dyti, i pak ditëve më parë, sugjeronte shembjen e tij.

Banorëve u është thënë se do të ndodhë të hënën ndaj duhet të boshatisin objektin 36 familjet që banojnë në këtë pallat kanë dyshimet e tyre për arsyet e ndryshimit të akt-ekspertizave.

Vendimi për shembjen është marrë në një mbledhje online të këshillit bashkiak, por duket se dhe vetë këshilltarët kanë qenë të paqartë se çfarë kanë votuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos