
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog.
“Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç'rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë”, njofton Ahmeti.
Gjithashtu, thekson se askush nuk mund të cenojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Po në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Maqedoninë e Veriut, është zhvilluar dhe një takim mes kryeministrit Kurti dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviç.
Shefi i qeverisë së Podgoricës është vetëofruar që të presë raundin e ardhshëm të dialogut Prishtinë-Beograd, me përfshirjen e zyrtarëve europianë dhe amerikanë. (A2 Televizion)