Enkelejd Alibeaj deklaroi se Partia Demokratike ka arritur fitoren më të madhe të kësaj partie në Qarkun e Fierit.
“Kjo është një fitore e madhe për të gjithë. Një fitore e madhe për qytetarët e Fierit. Eshte fitorja me e madhe e PD ne Fier. Është koha të nisim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, deklaroi Alibeaj.
“Faleminderit shumë që besuat në rrugën tonë, faleminderit për vendosmërinë tuaj, për përkushtimin tuaj. Shqipëria fitoi sonte. Ne fituam sonte. Kjo është një fitore e madhe! Unë jam i sigurt që numërimi i votave do të jetë i pastër dhe korrekt për të siguruar fitoren për të cilin vendi ka nevojë”, shtoi Alibeaj. (A2 Televizion)