Alibeaj nuk e ftoi, Berisha: Do të shkoj i pari në mbledhjen e grupit parlamentar të PD

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 19:45 | Politikë
Alibeaj nuk e ftoi, Berisha: Do të shkoj i pari në mbledhjen e grupit

Edhe pse nuk është njoftuar nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, për mbledhjen e deputetëve që do t’i paraprijë seancës plenarë së 31 marsit, Sali Berisha do të jetë i pranishëm.

E menjëhershëm ishte edhe kundërpërgjigja e Gazmend Bardhit. Prania e Berishës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, sipas deputetit Bardhi, është kundër dëshirës së deputetëve demokratë.

“Askush nuk duhet t’i imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit”.

Përveç Berishës në këtë mbledhje nuk është thirrur as Flamur Noka, Albana Vokshi, Luan Baci dhe Edmond Sapho, ndërsa ftesa i kishte vajtur pesë deputetëve të pezulluar Belind Kellici, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Agron Shehaj dhe Tritan Shehu.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos