Alibeaj: Nuk rrëzohet regjimi i Ramës me njerëz “non grata”

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 17:30 | Politikë
Alibeaj: Nuk rrëzohet regjimi i Ramës me njerëz “non

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka treguar se çfarë ka biseduar me Sali Berishën, ndërkohë që tha para gazetarëve se i ka kërkuar ish-kryeministrit që të tërhiqet, ashtu siç bëri edhe Lulzim Basha.

Sipas Alibeajt, tërheqja e Berishës është kusht i panegociueshëm për bashkimin e PD-së, por shtoi se kërkesa për tërheqje është refuzuar nga Berisha.

“PD nuk mund të rrëzojë regjimin e Edi Ramës duke pasur pikë referimi të shkuarën dhe duke qenë e gjithë partia e sanksionuar. Është e pamundur që të kemi pikë referimi të shkuarën, për të ardhmen e PD-së. Ky bashkim është i domosdoshëm. Për sa kohë që Basha mbajti përgjegjësinë për të mirën e demokratëve, i kërkova Berishës që të bënte të njëjtën gjë. Është një kusht. Por ai më tha jo, nuk e pranon. U drejtohem të gjithë demokratëve që besojnë tek kontributi, tek vlerat, kjo është formula e vetme që mund të bashkojë demokratët. Zgjidhja është e hapur, të duam të rrëzojmë regjimin e Edi Ramës. Kjo nuk bëhet duke pasur në gjirin tonë një etiketim dhe sanksione për të gjithë partinë”, deklaroi Alibeaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/25/berisha-kthehet-ne-seline-e-pd-demokratet-ti-shtrijne-doren-njeri-tjetrit-askush-nuk-perjashtohet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos