Alibeaj, pas mbledhjes së grupit: Hodhëm hapin e parë drejt negociatave

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 22:47 | Politikë
Alibeaj, pas mbledhjes së grupit: Hodhëm hapin e parë drejt

Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se është hedhur hapi i parë drejt negociatave me Komisionin e Rithemelimit, për zgjidhjen e krizës në PD.

“Ne kërkojmë bashkimin për të mirën e demokratëve, duke hequr dorë nga gjuha e urrejtjes për të bashkuar demokratët dhe përtej demokratëve. Besoj se mirëkuptimi është çelësi për të ecur përpara”, tha Alibeaj.

“Është një hap i parë, si shenjë drejt negociatave, janë tentativa të rëndësishme për të shkuar drejt bashkimit, grupi i punës i përbërë nga të gjitha instancat e partisë. Emrat do t’i përcaktoj unë”, shtoi Alibeaj.

Kryesia e Partisë Demokratike doli me një qëndrim pas mbledhjes së saj ditën e mërkurë. Qëndrimi përbëhet nga 3 pika, mes të cilave është edhe nisja e bisedimeve me anëtarët e Rithemelimit për zgjidhjen e krizës në PD. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/23/kryesia-e-pd-fton-ne-bisedime-komisionin-e-rithemelimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos