Alibeaj pas takimit me Glover: I fola për situatën brenda PD-së dhe pozicionimin tonë!

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 13:23 | Politikë
Alibeaj pas takimit me Glover: I fola për situatën brenda PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur në një deklaratë për mediat pas takimit me shefen e misionit të vëzhgimit të ODHIR për zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri, Audrey Glover.

Alibeaj tha e se e kishte njoftuar zonjën Glover mbi situatën aktuale politike dhe pozicionimin e forcës politike që ai përfaqëson.

Ndërkohë, Alibeaj u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me situatën brenda PD-së, nëse e kishte komentuar me Glover, për të cilën pranoi se i kishte bërë të qartë asaj gjithçka po ndodh brenda PD-së, e ndarë tanimë me dy grupime.

“Unë i bëra të qartë gjithçka për situatën që ka ndodhur brenda PD-së, për pozicionin që kemi mbajtur. Ia bëra të qartë situatën tonë, arsyen se përse ka ndodhur kjo gjë dhe për situatën e presionit që është bërë ndaj Partisë Demokratike”, deklaroi ndër të tjera në prononcimin e tij për gazetarët, Enkelejd Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos