Alibeaj zbulon raportin e tij me Lulzim Bashën

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 23:18 | Politikë
Alibeaj zbulon raportin e tij me Lulzim Bashën

Në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, Enkelejd Alibeaj tregoi raportin që ka aktualisht me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

“Lulzim Basha është një deputet i Partisë Demokratike. Mungesa e tij në hapjen e fushatës së PD nuk do të thotë asgjë. Secili deputet bën zgjedhjen e vet. Në PD nuk do të ndodhë më që të mos respektohet mendimi i të tjerëve. Mirë do të ishte që në zonën e vet të dilte dhe besoj se do të dalë, në mbështetje të kandidatit Roland Bejko”, deklaroi Alibeaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/21/alibeaj-tregon-se-cfare-do-te-ndodhe-me-kryesimin-e-partise-demokratike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos