Gara për Tiranën, Alibeaj: Bejko, i vetmi që ka program të shkruar dhe të botuar

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 22:02 | Politikë
Gara për Tiranën, Alibeaj: Bejko, i vetmi që ka program të

Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i Partisë Demokratike, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, theksoi se Roland Bejko është i vetmi kandidat për Bashkinë e Tiranës që ka një program të botuar për kryeqytetin.

“I vetmi që ka një program për Tiranën, të shkruar dhe të botuar, është Roland Bejko. Ajo që është më e rëndësishme, është besueshmëria ndaj publikut. Çfarëdo programi të bukur që të shkruajë Erion Veliaj, qytetarët e Tiranës duhet ta dinë që aty është vetëm thundra e Edi Ramës, ajo që ka ndodhur në Tiranë është vepër e Edi Ramës dhe ky është thjesht një zgjatim pa ndonjë lloj vlere për Edi Ramën, një ekzekutor i dëshirave të Edi Ramës. E njëjta gjë vlen edhe për Belind Këlliçin, i cili nuk është gjë tjetër vetëm një zgjatim i Ilir Metajt dhe Sali Berishës”, tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt, shtylla kryesore e Bejkos për Tiranën është “liberalizimi dhe çlirimi i ekonomisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos