“Përfaqësues të Metës”, Alibeaj: Nuk do ta mbështesim Spahinë, Këlliçin e Boçin, s’e pranuan dorën e shtrirë  

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 21:34 | Politikë
“Përfaqësues të Metës”, Alibeaj: Nuk do ta

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në “Intervistë” me Merita Haklajn tregon se cilat janë shtyllat kryesore mbi të cilat PD do vijojë fushatën deri në ditën kur qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Alibeaj u shpreh se në ato bashku ku PD-ja formale nuk do të ketë kandidatë, ata do të fokusohen në çështjet politike por edhe në atë të ringritjes së PD-së.

Por çfarë do të ndodhë në bashkitë ku PD-ja e Alibeajt nuk ka kandidatë për kryetarë bashkie?

Kreu i komanduar i PD-së theksoi se linja politike që do të ndiqet nga selia blu është kjo: demokratët dhe elektorati gri do të ftohen që të mbështesin kandidatët e PD-së për këshillin bashkiak.

Pra në bashki si Elbasani, Shkodra apo Durrësi e të tjera, PD-ja formale nuk do të bëjë thirrje për mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”,  të Berishës dhe Metës.

“Pse nuk do të thuhet nga ana jonë që të votohet një ish demokrat siç është Luçiano Boçi, apo Këlliçi e Cara e shumë të tjerë? Sepse ata sot janë strehuar në një parti të majtë siç është PL.”

Alibeaj theksoi se asnjë nga kandidatët e “Bashkë Fitojnë” nuk është për të demokrat, por i cilësoi si përfaqësues të Ilir Metës.

I pyetur konkretisht për kandidaturën e Bardh Spahisë në Shkodër, një bastion historik i të djathtëve, Alibeaj përsëriti se qëndrimi do të jetë i njëjtë.

Unë besoj isha i qartë në atë që u shpreha. Nuk është gara jonë. E kemi fare të qartë. Qëndrimi politik i PD-së në zgjedhjet që vijnë, aty ku kemi vetëm këshilltarë bashkiakë do të jetë votimi i listës së këshilltarëve bashkiakë të PD-së, me numrin 9,” theksoi ai.

Enkelejd Alibeaj solli në vëmendje se për këta kandidatë të dalë nga Primaret, dora ka qenë e shtrirë deri në fillim të marsit. Por, siç shtoi ai, ata treguan se nuk kishin nevojë të garonin nën siglën e PD-së, duke formuar koalicion me një parti të majtë siç është PL.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos