Ambasada e SHBA në Kosovë: Të krijohet sa më shpejt qeveria

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 20:45 | Kosova
Ambasada e SHBA në Kosovë: Të krijohet sa më shpejt qeveria

Ambasada amerikane në Prishtinë mirëpriti seancën e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovë dhe përgëzoi kryeparlamentarin e sapozgjedhur Glauk Konjufca për detyrën e re.

Më tej, përfaqësia amerikane në kryeqytetin e Kosovës kërkoi që të mos humbet më asnjë moment dhe të krijohet qeveria e re.

“Ne inkurajojmë liderët politikë që të formojnë një qeveri të re menjëherë, e cila është e përkushtuar për të përmbushur mandatin e votuesve. Ne presim që të punojmë me qeverinë e re, në çështjet e lidhura me paqen, drejtësinë dhe mirëqenien”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Në seancën konstituive, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës ndërsa në postet e nënkryetarëve u zgjodhën Arbërie Nagavcin nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqin nga PDK,  Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga komuniteti turk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos