Konstituimi i Kuvendit, Kurti: Kandidatura e Konjufcës nuk ishte befasi

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 19:22 | Kosova
Konstituimi i Kuvendit, Kurti: Kandidatura e Konjufcës nuk ishte befasi

Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kreut të ri të saj Glauk Konjufca erdhi dhe reagimi i politikanëve kosovarë.

Kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti tha se e sotmja ishte një ditë e mirë për shtetndërtimin dhe beson se shumë shpejt do të kalohen të gjitha pengesat.

“Ne jemi të interesuar për bisedime dhe marrëveshje dhe sot është një ditë shumë e mirë për shtetndërtimin dhe jam i bindur që me ketë hap kemi treguar një qytetërim sepse për dallim nga legjislatura e 6-të ne nuk kemi bllokuar Kuvendin dhe besoj që do t’i kalojmë të gjitha pengesat. Ne jemi në kontakt të rregullt dhe me siguri që do të kemi kontakte”, tha Kurti.

Ndërsa kryeministri në largim, Ramush Haradinaj se përgjegjësia për vonesat e krijimit të qeverisë bien mbi Vatëvendosje.

‘Vonesat tash e tutje të ndërtimit të Qeverisë bien mbi Vetëvendosjen dhe zotëri Kurtin”, u shpreh Haradinaj.

Edhe Kadri Veseli përgëzoi zhvillimin e papritur të konstituimit të Kuvendit të ri dhe tha se shpreson që kjo gjë t’i hapë rrugë sa më shpejt krijimit të institucioneve të reja.

“Kam qenë dy mandate kryetar, i uroj të gjithë qytetarëve tanë këtë konstituim.  Shpresojmë që dita e sotshme do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve. Jemi shtet i ri, janë normale rrotacionet politike, por nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët mes veti dhe nuk duhet të krijojmë krizat artificiale”, deklaroi Veseli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos